Bima që shëron shumë sëmundje

  • E.K /
  • 17 janar 2022 - 10:59
Bima që shëron shumë sëmundje

Makthi (lat. "Helichrysum italicum", nga familja "Asteraceae"), mund të përgatitet si çaj, që qetëson vrerin, ndikon në sekretimin e lëngjeve në lukth, si dhe përmirëson punën e mëlçisë. Prej saj përgatitet dhe vaj eterik dhe përdoret në aromaterapi te problemet me lëkurën e infektuar.

Vaji i bimës konsiderohet si mjaft efektiv për rigjenerimin e lëkurës. Vaji i makthit parandalon gjakderdhjen nga lëkura, largon shenjat, si dhe ndikon si preventivë te infeksionet e lëkurës, pastaj përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet reumatike kur t'i keni bërë masazh lëkurës. Vajin nga kjo bimë nuk guxojnë ta përdorin shtatzënat, e as personat që vuajnë nga epilepsia dhe as të sëmurët kronikë.

(Kosova Sot Online)