Aknet e trupit: Mësoni se çfarë janë dhe mënyrat për të trajtuar gjendjen e lëkurës

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 10:06
Aknet e trupit: Mësoni se çfarë janë dhe mënyrat për të trajtuar gjendjen e lëkurës

Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës me të cilat përballen njerëzit. Ato krijohen kur folikulat e flokëve bllokohen me vaj dhe qeliza të vdekura të lëkurës.

Trajnerja e fitnesit, Yasmin Karachiwala, përmendi ‘zhbalancimet gjenetike, hormonale, masazhin me vaj, djersën gjatë stërvitjeve ose nga vapa, suplementet e proteinave dhe steroidet anabolike’ si disa nga shkaqet e akneve në trup.

“Puçrrat e trupit shkaktohen nga të njëjtët faktorë që shkaktojnë aknet e fytyrës, si gjëndrat e yndyrës tepër aktive, qelizat e tepërta të vdekura të lëkurës dhe një përhapje e baktereve që shkaktojnë akne. Kur vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës bllokohen brenda folikulit ose poreve të lëkurës, mund të krijojë një bllokim. Ky bllokim bëhet një pikë e zezë dhe mund të përparojë në puçrra, nëse ka baktere.” tha dermatologia Dr Nivedita Dadu.

Ajo shtoi se puçrrat e trupit janë më të zakonshme tek njerëzit që djersiten shumë dhe përjetojnë më shumë presion nga veshjet.

“Ndryshimet e shpejta hormonale si shtatzënia, menopauza dhe perimenopauza mund të kontribuojnë gjithashtu në aknet e trupit pasi gjëndrat e yndyrës bëhen hiperaktive gjatë këtyre periudhave,” tha ajo.

Nëse keni puçrra në trup, Dr Dadu sugjeron mënyrat e mëposhtme për t’i trajtuar ato:

Kërkoni një produkt pa recetë që përmban një acid alfa hidroksi, si acid glikolik ose acid laktik, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Shtoni një locion ose llak për të trajtuar aknet e trupit. Zgjidhni sprej që përfshijnë acid salicilik, i cili thahet shpejt, për të mbrojtur lëkurën nga thatësia e tepërt.

Përdorni retinoidet të cilat rrjedhin nga vitamina A pas konsultimit me një dermatolog.

Në ndërkohë sygjeron të shmangni masazhet me vaj. Të hiqni rrobat e palestrës dhe bëni dush sa më shpejt të jetë e mundur pas stërvitjes ose djersitjes.

Eksfoloni trupin pasi do të ndihmojë në zbutjen e qelizave të lëkurës dhe lirimin e poreve të lëkurës. Lëkura e thatë mund të irritojë dhe të ndezë lëkurën, e cila më pas shkakton puçrra në trup. Pasi të keni bërë dush, hidratoni trupin me një locion jo komedogjen.

Gjithmonë kini kujdes të shtuar kur shpëlani flokët dhe lani butësisht shpinën gjithashtu. Shampo dhe zbutësi për flokët mund të lënë mbetje në shpinë të cilat mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë puçrra në trup.

Gjithashtu mund të përdorni sapun kundër akneve me acid salicilik ose peroksid benzoil.

(Kosova Sot Online)