Ju mpihen duart? Trajtojini në mënyrë natyrale me këtë erëz

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 14:26
Ju mpihen duart? Trajtojini në mënyrë natyrale me këtë erëz

Një përqindje e madhe e popullsisë vuan në heshtje nga mpirja e gjymtyrëve, kryesisht në krahë dhe këmbë. Ka shumë shkaqe për mpirjen dhe në shumë raste mund të jetë shenjë e një problemi serioz.

Megjithatë, ka shumë ilaçe natyrale që mund të ndihmojnë në rritjen e qarkullimit, si dhe strategji përballuese për të reduktuar simptomat dhe shpeshtësinë e tyre.

Mpirja ndodh shpesh pasi të keni ardhur në një pozicion të vështirë anatomik, të tillë si qëndrimi ulur këmbëkryq për një kohë të gjatë ose shtrirja në krah. Si trajtohet një mpirje e thjeshtë?

Zgjidhja është kanella

Kanella përmban shumë kimikate dhe lëndë ushqyese, si mangan dhe kalium, si dhe shumë vitamina të rëndësishme të kompleksit B.

Vetitë e tij ushqyese ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në duar dhe këmbë dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në trajtimin e mpirjes në këto zona.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e 2-4 gram pluhur kanelle në ditë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

(Kosova Sot Online)