Lyejeni lëkurën e një limoni me sheqer e vaj ulliri dhe fërkoni gjunjët

  • E.K /
  • 22 janar 2022 - 14:07
Lyejeni lëkurën e një limoni me sheqer e vaj ulliri dhe fërkoni gjunjët

A e dini se çfarë mund të bëni me lëkurën e një limoni që sapo keni përdorur? Nuk keni nevojë të hidhni të gjithë limonin.

Nëse keni bërryla shumë të çarë ose thembra shumë të çara, për shembull, ju rekomandojmë t’i fërkoni këto pika me një lëkurë limoni përpara se të shkoni në shtrat. Lëkurën e limonit mund ta përdorni edhe si eksfoliues natyral.

Përbërësit:

1/2 filxhan sheqer (100 gram)

1 lëkurë limoni

3 lugë vaj ulliri (48 gram)

Përgatitja:

Lëkurën e limonit e grijmë në rende dhe e përziejmë me sheqerin dhe vajin e ullirit.

Aplikojeni përzierjen në lëkurë me lëvizje të buta rrethore.

Lëreni të veprojë për dhjetë minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë ose të nxehtë

(Kosova Sot Online)