Koha ideale për të fjetur

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 09:19
Koha ideale për të fjetur

Të shkosh herët në shtrat ka shumë efekte pozitive në trup dhe mendje. Ekspertët rekomandojnë se koha ideale është në orën 22:00. Shumë yje të njohur e praktikojnë këtë zakon, ndër ta janë Oprah Winfrey dhe Anna Wintour. Një studim tregoi se të shkosh në shtrat më herët ndihmon për të ndaluar mendimet negative, për shkak të të cilave nuk mund të biem në gjumë.

Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm mund të krijojë nivele të larta të kortizolit, hormonit të stresit. Kjo mund të çojë dhe në ankth. Kur pushoni mirë, do të ulni nivelet e kortizolit dhe do të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës. Hulumtime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë mjaftueshëm janë përgjithësisht më të lumtur në jetë.

(Kosova Sot Online)