Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 14:00
Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes

Shega është një prej frutave më të preferuara, në saje të shijes unike që ka.

Një substancë e nxjerrë nga shegët, ka zbuluar efektet që ka ky frut kundër plakjes dhe rezultatet e studimit në fjalë u publikuan në revistën “Nature Metabolism”.

Studimi zviceran u krye nga Universiteti Politeknik i Lozanës ( École polytechnique fédérale de Lausanne) dhe tregon se si urolitina A, e pranishme te shega, ngadalëson plakjen e muskujve dhe humbjen e masës muskulore me kalimin e viteve.

Gjatë studimit për 28 ditë me radhë iu dhanë tre doza të ndryshme nga ky element, tre grupeve të ndryshme të moshuarish.

Rezultoi se grupi që mori më shumë urolitinë A, shfaqi përqendrim muskulor më të mirë, në raport me grupet e tjera. Kështu që tani që mësuat edhe diçka më shumë për shegën, mos e ndani nga përditshmëria juaj.

(Kosova Sot Online)