Një gotë ujë në stomak bosh është i dobishëm

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 14:46
Një gotë ujë në stomak bosh është i dobishëm

Shëndeti i mirë varet nga shumë zakone dhe pirja e një gote ujë para vaktit është një nga më rë dobishmet. Kështu mendojnë shumë mjekë, megjithatë duhet pasur parasysh një gjë. Kur pini ujë me stomak bosh, trupi zgjohet dhe fillojnë proceset e tretjes.

Një gotë ujë çdo mëngjes para vaktit është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bëhet rregullisht. Rezultati është normalizimi i zorrëve, mikroflora, lëkura bëhet më e pastër dhe disponimi përmirësohet. Aktivizohet një nga reflekset bazë – gastrointestinal, sepse marrja e ujit me stomakun bosh stimulon lëvizshmërinë e zorrëve.

Që ky zakon të bëhet vërtet i dobishëm, duhet të respektohet një kusht i rëndësishëm. Uji duhet të jetë në temperaturën e dhomës, veçanërisht nëse ka tendencë për kapsllëk. Disa iu pëlqen të shtojnë lëng portokalli ose limoni në gotë, por kjo rekomandohet vetëm për ata që nuk kanë sëmundje të traktit gastrointestinal.

Në prani të sëmundjeve gastrointestinale, acarimet, uji i tillë, e sidomos nëse është i ftohtë, mund të shkaktojë ngërçe, dhimbje barku, madje mund të zhvillohet edhe pankreatiti.

(Kosova Sot Online)