Pesë lëngje që luftojnë kancerin

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:38
Pesë lëngje që luftojnë kancerin

Nëse i përfshini këto lëngje në mënyrën tuaj të të ushqyerit do ta minimizoni rrezikun nga vuajtja prej kancerit dhe sëmundjeve të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu me karotë, mollë dhe spinaq

Përbërësit:

225 gramë karota,

400 ml ujë,

Lëngu i një gjysme të limonit,

Gjysmë molle,

Fletë spinaqi.

Përgatitja:

I përzini të gjithë përbërësit në blender deri në momentin kur ta fitoni një teksturë të lëmuar të ngjashme me atë të jogurtit.

Lëngu i lakrës

Përbërësit:

3-4 fletë lakre,

Gjysmë litri ujë,

Lëng karote.

Brokoli.

Përgatitja:

Në blender  i përzini lakrën dhe ujin. Nëse dëshironi që të ketë shije më pak të hidhur, ia shtoni pak lëng karote. Për të pasur edhe më shumë materie ushqyese ia shtoni edhe pak brokoli.

Lëngu i gjelbër

Përbërësit:

2-3 fletë lakre,

Një grusht me fletë spinaqi.

Brokoli,

3 portokaj.

Përgatitja:

I qitni portokajtë dhe të gjithë përbërësit e tjerë në blender. I përpunoni deri kur ta fitoni një teksturë të lëmuar. Brokoli ndihmon për ta minimizuar shijen e hidhur.

Vërejtje : Gjithmonë e pini këtë lëng në lukth të zbrazët për ta maksimizuar absorbimin e karakteristikave të tij të dobishme.

Lëngu i domateve

Përbërësit:

5 domate të copëtuara,

1 selino,

1 trangull,

Piper të kuq dhe pak kripë deti,

Borzilok.

Përgatitja:

I përzini të gjithë përbërësit në blender dhe ia shtoni borzilokun për shije sipas dëshirës,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu me mollë, karotë dhe xhenxhefil

Përbërësit:

5 mollë,

3 karota,

Rrënjë xhenxhefili.

Përgatitja:

I lani mirë të gjithë përbërësit. I qëroni mollët, karotat dhe xhenxhefilin. I copëtoni mollët dhe karotat në copa të vogla dhe e grini xhenxhefilin (mos përdorni shumë xhenxhefil për shkak të shijes të fortë). I përpunoni në blender me pak ujë për teksturë të lëmuar.

Mbajeni mend!

Efikasiteti i të gjitha këtyre pijeve qëndron në përbërjet me antioksidues si dhe në aftësitë e tyre për ta balancuar aciditetin e organizmit. Shumë studime janë bërë në lidhje me kancerin dhe parandalimin më të mirë të tij, dhe kanë zbuluar se aciditeti alkalin në rrjedhë të gjakut shpesh e pengon zhvillimin e qelizave të kancerit.

Në fund, ju këshillojmë që ta përfshini edhe hudhrën në të ushqyerit tuaj të përditshëm. Nëse e hani të papërpunuar, hudhra ofron dobi të jashtëzakonshme, jo vetëm për trajtim dhe parandalim të kancerit, por edhe për sëmundje të tjera siç është diabeti. 

(Kosova Sot Online)