Si t'i shëroni aftat?

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:55
Si t'i shëroni aftat?

Aftat janë plagë të vogla që shkaktojnë dhimbje të cilat paraqiten në membranën mukozale të zgavrës së gojës. Më së shpeshti paraqiten në gjuhë dhe në anët e brendshme të faqeve dhe buzëve. Arsye për paraqitjen e tyre më së shpeshti është rënia e imunitetit, por edhe predispozitat gjenetike, anemia, lodhja, cikli menstrual, çrregullimet hormonale dhe të ushqyerit e keq.

Shërimi zakonisht përfshin aplikim të ilaçeve antiseptike, anestetike dhe anti-inflamatore, por ato mund të shërohen edhe me përbërës natyralë. Ilaçi më i mirë i tillë është çaji nga sherbela dhe kumaku me të cilin shpëlahet goja. Gjithashtu rekomandohet shpëlarja e gojës me aloe verë tri herë në ditë, ndërsa i suksesshëm në shërimin e aftave është treguar edhe propolisi. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj tyre është mirë që të konsumoni më shumë jogurt, perime të gjelbra dhe drithëra.

(Kosova Sot Online)