Hudhra kundër lythave të shkaktuar nga HPV-ja

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 12:15
Hudhra kundër lythave të shkaktuar nga HPV-ja

Hudhra është një ndër ilaçet më të fuqishme natyrale që mund të krahasohet edhe me disa nga antibiotikët më të mirë, e ndoshta të jetë edhe më efikase. Ajo mbron organizmin nga bakteret, kërpudhat dhe infeksionet, por për të qenë edhe më efikase, duhet që të konsumohet në lukth të zbrazët. Një studim shkencor ka zbuluar se organizmi është më i mbrojtur nëse konsumohet hudhra në mëngjes para shujtës, sepse me këtë rriten karakteristikat kundër baktereve.

Ekziston edhe një mënyrë tjetër me të cilën mund ta përdorni hudhrën. Duhet që atë ta vendosni në leukoplast dhe ta ngjitni në lëkurë, më saktësish në vendin ku ju gjenden lythat e shkaktuar nga HPV-ja (Human Papilloma Virus). Provojeni këtë recetë natyrale nëse mendoni se opsionet e tjera nuk ndihmojnë. Ndërrojeni rregullisht gjatë dy javëve dhe binduni me efikasitetin që ofron.

(Kosova Sot Online)