Studimi/ Pëlqeni djathin? Ja një lajm i mirë për ju!

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 14:10
Studimi/ Pëlqeni djathin? Ja një lajm i mirë për ju!

Vëmendje, të gjithë adhuruesit e djathit! Nëse preferoni që çdo ushqim ta shoqëroni me djathë, por mendoni se nuk ju bën mirë në shëndet, kemi lajme të mira për ju. Nga një studim i fundit, i sjellë për ju nga dritare.net, rezulton se djathi është shumë i shëndetshëm për organizmin.

"Nuk ka pothuajse asnjë provë që djathi shkakton shtim në peshë”," thotë Dariush Mozaffarian, autori kryesor i studimit. “Gjithashtu nuk ka asnjë provë që djathi ndikon në sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa sa i takon sëmundjes së diabetit, studimet tregojnë se nuk ka ndikim negativ.”

Shumë nutricionistë dhe njerëz të zakonshëm i përmbahen nocionit të vjetër se shtimi ose humbja në peshë është një kombinimi i kalorive që marrim dhe kalorive që djegim. Domethënë, sa kalori konsumoni, pavarësisht nga burimi i ushqimit, minus sa kalori që digjni. Sipas studimit,

Djathi është i fermentuar, që do të thotë se ka kultura bakteriale të gjalla. Kjo mund të ketë një efekt pozitiv në mikrobiomën e zorrëve, e cila duket se luan një rol në rregullimin e peshës. Procesi i fermentimit krijon gjithashtu vitaminën K2, ose menaquinone, të cilën studimet eksperimentale e kanë lidhur me përmirësimin e funksionit të insulinës.

Insulina rregullon nivelet e sheqerit në gjak, urinë, shpenzimin e kalorive dhe ruajtjen e yndyrës. Studimi tregon se djathërat e fortë, të cilët janë më të fermentuar, ofrojnë më shumë përfitime se sa ata të butë, më pak të fermentuar.

(Kosova Sot Online)