Cilat t'i konsumoni: farat e lirit apo farat çia

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 11:19
Cilat t'i konsumoni: farat e lirit apo farat çia

Farat e lirit dhe farat çia janë disa nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Edhe pse janë të shëndetshme, midis tyre ekziston dallimi që duhet të dini.

FARAT ÇIA PËRMBAJNË MË SHUMË FIBRA

Nëse qëllimi juaj është ta shtoni konsumimin e fibrave, ekspertët sugjerojnë të zgjidhni farat çia. Një porcion me farat çia përmbush 20 për qind të nevojave ditore për fibra, derisa farat e lirit 15 për qind.

FARAT E LIRIT ZVOGËLOJNË RREZIKUN NGA KANCERI

Kjo është një nga përparësitë më të famshme të farave të lirit. Përmban komponentë shumë të rëndësishëm, sidomos për femrat. Linjanet rregullojnë nivelin e estrogjenit në trup dhe në këtë mënyrë ulin rrezikun nga kanceri i gjirit.

FARAT ÇIA ULIN RREZIKUN NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Hulumtimet kanë treguar që farat çia zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti, tipi 2. Farat çia rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe mbajnë ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.

(Kosova Sot Online)