Lexoni edhe:
Çaji natyral kundër kollës: Kur keni kollë të thatë, ky është shpëtim!
Aroma, ngjyra dhe struktura e dyllit nga veshtë, roli i të cilave është të parandalojnë pluhurin dhe bakteret që të depërtojnë brenda, mund t'ju zbulojnë informata të rëndësishme për shëndetin.
I LËNGSHËM DHE ME NGJYRË TË GJELBËR
Nëse jeni djersitur, rrjedhja nga veshi me siguri është rezultat i djersitjes që është futur në vesh dhe është përzier me dyllin e tij. Por, nëse nuk jeni djersitur, e dylli është i lëngshëm dhe me ngjyrë të gjelbër, kjo do të thotë se veshi juaj është infektuar.
Çaji natyral kundër kollës: Kur keni kollë të thatë, ky është shpëtim!Lexoni edhe:
AROMË E FORTË
Mund të bëhet fjalë për një infeksion ose dëmtim të veshit të mesëm. Kjo mundet të shkaktojë simptoma të shumta. Një prej simptomave mund të jetë rrjedhja e veshit me aromë të pakëndshme, e nëse bëhet fjalë për inflamacionin veshit të mesëm, mund të keni probleme me ekuilibër, ushtimë ose ndjenjë se veshin e keni plot ose të bllokuar.
RRJEDHJA NGA VESHI
Infeksionet ose plagët në daullen e veshit mund të shkaktojnë rritjen anormale të lëkurës. Në vesh rritet në formë të cisteve, që rezulton me mbushjen e kanalit të veshit.
(Kosova Sot Online)