Vajrat eterike, aleat i fuqishëm në parandalimin dhe shërimin e kancerit

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 12:46
Vajrat eterike, aleat i fuqishëm në parandalimin dhe shërimin e kancerit

Vajrat eterike më shpesh përdoren si freskim i ambienteve, por edhe për të përmirësuar disponimin, por ato vlejnë më shumë se kaq.

TRUMZA

Studimi nga viti 2010, i bërë në Zvicër, zbulon se vaji i trumzës posedon potencial ta luftojë kancerin e mushkërive, të gjirit dhe atë të prostatës. Ky efekt i përshkruhet substancës timol, i cili ka treguar efekt të fortë kundër kancerit.

ROZMARINA

Vaji eterik i rozmarinës përmban fitokemikale me vlera të larta terapeutike. Dy përbërësit kryesorë, acidi i kafeinës dhe acidi i rozmarinës, janë substanca kundër inflamacioneve që luftojnë radikalët e lirë.

ORIGANO

Mjekët nga universiteti në Long Ajlënd kanë testuar ndikimin e substancës karvakrol, nga vaji i origanos dhe ndikimi në kancerin e prostatës. Sipas fjalëve të tyre, vetitë e tij kundër inflamacioneve mund të krahasohem me të kurkumës.

KAMOMILI

Çaji i kamomilit është ilaç për shumë sëmundje, vaji terik i saj ka efekt më të fortë. Ekstraktet e kamomilit nuk ndikojnë në qelizat e shëndetshme, por sulmojnë vetëm qelizat kancerogjene.

(Kosova Sot Online)