Pija që ndihmon për humbje të peshës

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 09:50
Pija që ndihmon për humbje të peshës

"Çaji nga menta është aleati më i mirë në luftën kundër temperaturave të larta verore. Kjo pije njëkohësisht e shuan etjen, freskon dhe forcon lukthin e zorrët", thekson mjeku vjenez Hademar Bankhofer. Gjithashtu, vaji eterik dhe mentoli nga menta freskojnë dhe në mënyrë efikase parandalojnë zhvillimin e baktereve të dëmshme në zorrë. Në mënyrë që çaji të jetë i këndshëm dhe aromatik, është me rëndësi që gjatë përgatitjes të zbutet shija e tij. Fletët e mentës i qitni në një enë, më pas u qitni ujë të valë dhe pas 20 sekondave të derdhet uji. Pastaj fletëve u qitni sërish ujë të valë.

Çaji i përgatitur në këtë mënyrë do të ketë shije më të zbutur, e mund të ëmbëltohet edhe me pak mjaltë. Ky çaj u rekomandohet edhe personave që dëshirojnë ta mbajnë linjën e trupit. Aroma e mentës në fakt e redukton oreksin, e me vetë këtë e parandalon mbledhjen e kilogramëve të tepërt. Nëse e mbani një bimë të mentës ose një shishe të vogël me vaj të mentës në tavolinë gjatë shujtës, dëshira për ushqim do të reduktohet.

(Kosova Sot Online)