5 mënyra si të përballoni stresin psikofizik të Covid-19

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 08:42
5 mënyra si të përballoni stresin psikofizik të Covid-19

Covid-19 ka pasur një impakt shumë të madh në shëndetin mendor të njerëzve, veçanërisht tek punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit që jetojnë vetëm.

Sipas News18, në mes të pandemisë, është jetike të menaxhohet shëndeti mendor duke mbrojtur mirëqenien psikologjike dhe emocionale. Ka një sërë arsyesh si izolimi social, pasiguria, rutina e përditshme, presioni financiar, të cilat mund të çojnë në stres, ankth, trishtim, frikë dhe vetmi. Prandaj, është e mençur të adoptohen mënyra të shëndetshme për të përballuar pandeminë.

Të qënurit aktiv do të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Nuk është e nevojshme që të kaloni një orë në palestër për ta realizuar atë. Thjesht qëndroni aktiv gjatë gjithë ditës, mos qëndroni ulur për më shumë se 30 minuta në të njëjtën kohë dhe nëse është e mundur, bëni ushtrime shtrirjeje ose ecni për 2 minuta.

2.Hani ushqim të freskët dhe të ekuilibruar

Mbajtja e një “diete” mund të duket një detyrë e vështirë, por bërja e pak ndryshimeve dhe sigurimi i cilësisë së ushqimit mund të ndikojë në mirëqenien tuaj. Zëvendësoni ushqimet e përpunuara ose të paketuara me ushqime të freskëta të gatuara në shtëpi, fruta të freskëta dhe perime. Zgjidhni arra dhe fara në vend të ushqimit të skuqur. Një dietë e ekuilibruar ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe në këtë rast, do t’ju ndihmojë gjithashtu të mbani të paprekur shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

3.Rregulloni rutinën tuaj të gjumit

Gjumi është shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Ruajtja e higjienës së gjumit dhe shmangia e ekraneve, pijeve me kafeinë, një orë para gjumit është thelbësore.

4.Ngrihuni herët në mëngjes

Kaloni të paktën 15 minuta në rrezet e diellit në mëngjes. Mund të bëni një shëtitje ose të shijoni një filxhan çaj ulur në ballkon.

5.Merruni me joga

Joga jo vetëm që do t’ju bëjë të aftë fizikisht, por gjithashtu do të qetësojë mendjen tuaj. Provoni 10 minuta meditim ose ushtrime për të kontrolluar frymëmarrjen.

(Kosova Sot Online)