Shenjat se po e teproni me kripë

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 11:56
Shenjat se po e teproni me kripë

Sipas studimeve të shumta, konsumimi i tepërt i kripës shkakton probleme serioze me shëndetin.

1. Keni problem me veshkat: Natriumi ndikon edhe në funksionimin e veshkave, e kripa shtesë shkakton shfaqjen e gurëve në veshka. Ekspertët konsiderojnë se personat që kanë problem me veshkat, në maksimum duhet zvogëluar sasinë e kripës.

2. Përnjëherë ndiheni të fryrë dhe të ënjtur: Vetëm një ditë nëse e teproni me sasinë e kripës shkakton ënjtje dhe fryje te personat me metabolizëm të ngadalshëm apo me problem shëndetësore. Ënjtjen e indeve e shkakton kripa e tepërt në trup.

3. Ju kap etja: Ushqimi me kripë ndikon në ekuilibrin e organizmit tuaj dhe ju bën të etur. Kur të hani ushqime me kripë, pini sa më shumë ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit atë që i mungon - lëngjet.

(Kosova Sot Online)