Mos pini kurrë pije joalkoolike kur hani mish, ja nga çfarë rrezikoheni

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 11:00
Mos pini kurrë pije joalkoolike kur hani mish, ja nga çfarë rrezikoheni

Një zakon që, sipas studiuesve, është një nga kombinimet më të këqija ushqimore, është të pini pije joalkoolike ndërkohë që hani mish. Ju mund të mos mendoni të hani sufllaqe pa pirë pije joalkoolike, por është diçka që duhet ta ndaloni.

Sheqeri përbën 16% të marrjes totale të energjisë , ku sasia më e madhe vjen nga pijet e ëmbla. Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i një pije freskuese ose pije me sheqer së bashku me një vakt të pasur me proteina ndikon në metabolizmin dhe ndërton yndyrë. Kombinimi zvogëlon vlerën e proteinave , e cila rrit ngopjen dhe redukton marrjen e energjisë.

Studiuesit u kërkuan vullnetarëve të kalonin 24 orë në një dhomë të veçantë në dy raste të ndryshme. Brenda dhomës së kontrolluar, shkencëtarët ishin në gjendje të masin se si trupi përdor lëndët ushqyese, gram yndyrë, proteina dhe karbohidrate , si dhe sa kalori “djeg”.

Të gjithë vullnetarët hëngrën të njëjtin ushqim, i cili përbëhej nga 15% proteina një ditë, 30% të nesërmen, me një vakt të shoqëruar me një pije me sheqer.

Rezultatet treguan tendencën e trupit për të ruajtur yndyrën nga pijet me sheqer dhe jep një pamje të re të marrëdhënies midis këtyre pijeve dhe obezitetit.

(Kosova Sot Online)