Të gjitha vetitë shëruese të kamomilit

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 11:48
Të gjitha vetitë shëruese të kamomilit

Kamomili është një bimë që na sjellë qetësinë, na relakson, qetëson stomakun, por shumë më tepër se kaq. Kur ta lexoni këtë artikull do të befasoheni kur ta kuptoni se çfarë shëron kamomili. Në rend të parë janë problemet me stomak, të cilat kamomili i zgjidh sa hap e mbyll sytë. Çaji nga kamomili, pos se përmirëson tretjen, ndihmon edhe në largimin e mundimeve të mëngjesit gjatë shtatzënisë. Kompresat nga kamomili mund të përshpejtojnë shërimin e plagëve.

Kamomili është përdorur edhe në Greqinë antike, në Romë dhe në Egjipt. Pasi ka veti të shumta kundër inflamacioneve, kamomili po ashtu mundet të zbutë ënjtjet, ndërsa që pa frikë mund ta përdorni edhe për sytë. Nëse keni konjuktivit, përgatiteni një çaj të kamomilit, aty hidhni lecka prej pambukut dhe i hidhni në sy për disa minuta.

Mos kini frikë nëse çaji ju depërton në sy, në fakt kjo edhe kërkohet. Kamomili është i pasur me përbërës kundër viruseve dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse shmangni që fëmijëve plagët t'jua pastroni me alkool mjekësor, bëjeni këtë me kamomil, sepse aty janë të pranishme të gjitha vetitë e forta kundër baktereve, ndërsa që nuk djeg fare.

(Kosova Sot Online)