Çfarë i ndodh zemrës kur hani djathë çdo ditë

  • E.K /
  • 12 February 2022 - 13:18
Çfarë i ndodh zemrës kur hani djathë çdo ditë

Djathi është një ndër produktet më të preferuara të shqiptarëve që konsumohet masivisht.

Këtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës.

Të dhënat tregojnë se rreth 30% e qumështit të prodhuar në Shqipëri përdoret për prodhimin e plot 13 mijë tonëve djathë.

Por duke qenë se shumica e blegtorëve akoma punojnë në tregjet informale, niveli i vërtetë i prodhimit në vend mendohet të jetë 34,000 ton ose 11.5 kg djathë për frymë në vit.

Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Djathi është i pasur në yndyrna të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por studimi i ri, sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Studimet Mbi Rolin E Djathit Në Shëndetin E Zemrës

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve.

(Kosova Sot Online)