Nuk keni vullnet: Ndoshta ju mungon diçka në trup

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 10:22
Nuk keni vullnet: Ndoshta ju mungon diçka në trup

Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqoheni paraqesin shenjë se ju mungon ndonjë vitaminë apo mineral. Prandaj, është mirë të mësoni cili problem shkaktohet nga mungesa e vitaminave dhe si mund ta zbutni problemin dhe ta zgjidhni përmes ushqimit. Për shembull, këndet e pëlcitura të buzëve dhe plagët përreth gojës mund të shfaqen si pasojë e mungesë së vitaminës B2. Sasia e sugjeruar e dozës ditore të kësaj vitamine është 1,3 miligram për meshkujt, përkatësisht 1,1 miligram për ferma, e studimet zbulojnë se çdo e pesta femër midis 11 dhe 18 vjeçe dje çdo e teta grua nuk merr sasi të mjaftueshme të vitaminës.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për prodhimin dhe rritjen e qelizave. Pa këtë vitaminë trupi nuk mundet ta përtërijë lëkurën dhe mukozën e qelizave rreth gojës. Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji. Kështu që edhe lodhjet dhe migrena mund të shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës B2. Meshkujt marrin më shumë këtë vitaminë në krahasim me femrat, sepse mesatarisht konsumojnë më shumë ushqim dhe marrin më shumë kalori në krahasim me femrat

(Kosova Sot Online)