Lexoni edhe:
Mos e hidhni! Studimi që tregon si të befasoheni nga uji i vezëve të ziera
Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar se nuk do mund të flesh mjaftueshëm gjumë? Ka një shpjegim për gjithë këtë fobi!
Sipas Dr. Michael Breus, specialist i gjumit, njerëzit priren nga një frikë e çuditshme e të mos paturit kohë për t’u ngopur me gjumë, edhe kur kanë pasur mjaftueshëm kohë gjatë ditës për të pushuar dhe fjetur.
Mos e hidhni! Studimi që tregon si të befasoheni nga uji i vezëve të zieraLexoni edhe:
Fatmirësisht ekziston një zgjidhje tepër funksionale për ta kapërcyer gjithë këtë situatë: mos e kontrollo kurrë orën kur të del gjumi! Sipas Breus-it shumica e njerëzve e ushqejnë një frikë të tillë nga ideja se të nesërmen nuk do të jenë aspak kreativë apo frytdhënës.
Kështu, në orët e para të mëngjesit u del gjumi, shohin orën, përllogarisin se sa kohë u ka mbetur dhe detyrimisht e shtyjnë veten drejt stresit dhe ankthit.
Në vend të kësaj, përpiqu të dremisësh sërish, pa u shqetësuar për orën.
Sipas Alice Gregory, profesore psikologjie në Goldsmiths në Universitetin e Londrës është normale të zgjohemi gjatë natës edhe më shumë se një herë. Pasi kalojmë në gjendjen e gjumit ne përjetojmë faza të ndryshme gjumi, një cikël që i merr një të rrituri mesatar rreth 90 minuta për t’u kompletuar dhe shpejtohet drejt mëngjesit.
(Kosova Sot Online)