Si funksionon dieta e tirodideve

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 14:43
Si funksionon dieta e tirodideve

Çfarë nënkuptohet me dietën e tiroides dhe në çfarë konsiston ajo ekzakt? Në këtë artikull do të gjeni gjithçka që duhet të dini për këtë dietë të veçanta: nga shkaqet që sjellin probleme të lidhura me tiroiden, tek metodat natyrale që ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies së përditshme të trupit dhe mendjes.

Dieta e tiroides, në fakt, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë ose ta rikuperoni atë, në varësi të patologjisë së lidhur me tiroiden tuaj.

Si funksion dieta?

Metoda bazohet në një regjim ushqimor preciz të shtirë në 4 javë, plus një periudhë detoksifikim si dhe një periudhë anti stres. Muaji i dietës, pra përfshin një plan ushqimor me ushqime të lejuara dhe ndaluara, porcione dhe skema nutricionale (në bazë të problemit të tiroides dhe biotipit morfologjik). Përveç kësaj dieta parashikon edhe përdorimin shtojcave ushqimore dhe një metode që favorizon cilësinë e gjumit.

Ushqimet e lejuara janë në thelb ato të pasura me jod, kripëra minerale dhe Omega 3, të quajtur ndryshe ‘miqtë e tiroides’ me karakteristika anti-inflamatore dhe antioksidante (për shembull perime, peshk, mish i bardhë, oriz dhe drithëra me përmbajtje të ulët ose zero gluten); ushqimet e ‘ndaluara’ nga ana tjetër janë ato që më së shumti shkaktojnë inflacion të zorrëve ose mbingarkojnë mëlçinë: të skuqurat, ushqimet me salca, bishtajat, prodhimet e qumështit, drithërat me përmbajtje të larta gluteni dhe sheqernat e përpunuara.

Së bashku me dietën si program ushqimor duhet shtuar edhe një periudhë detoksi dhe antistresi për të detoksifikuar organizmin dhe për ta përgatitur atë maksimalisht për dietën. Si? Është shumë e thjeshtë: pini të paktën dy litra ujë në ditë si dhe lëngje depurative (çaj jeshil, etj), merrni integratorë kripërash për të eliminuar toksina e tepërta dhe praktikoni ushtrime të ndryshme kundra stresit.

(Kosova Sot Online)