Covid-19, pesë zakone ushqimore për të forcuar sistemin tuaj imunitar

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 10:37
Covid-19, pesë zakone ushqimore për të forcuar sistemin tuaj imunitar

Ndërsa ne vazhdojmë të ‘lundrojmë’ nëpër një pandemi globale, ka masa të ndryshme që mund të merren për të shmangur infeksionin dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.

Edhe pse ka ende shumë të panjohura rreth virusit COVID-19 dhe informacioni rreth tij po evoluon vazhdimisht, “ne e dimë se dietat e shëndetshme, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit dhe gjumi adekuat janë jetike për të mbajtur sistemin imunitar të fortë”, tha shkencwtari Dr.Siddhant Bhargava.

Ai shpjegoi se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ndihemi dhe gjithashtu se si funksionon trupi. “Përballë sfidave aktuale shëndetësore, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të mbroni ju dhe të dashurit tuaj në luftën për të qëndruar pa Covid”, shtoi eksperti.

Më poshtë janë përmendur disa zakone të shëndetshme të të ushqyerit, sipas Dr Bhargava, për të kaluar nëpër këto kohë sfiduese:

1.Hani një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh

Zgjidhni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh që ofrojnë shumë vitamina, minerale dhe fibra. Mund t’i përdorni gjithashtu për të përgatitur supë ose pjata të tjera, sipas preferencës dhe shijes.

2.Konsumoni bishtajore dhe arra

Drithërat, bishtajat, arrat dhe yndyrat e shëndetshme mbështesin sistemin imunitar dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit. Bishtajat janë plot me vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet koronare. “Rrisni marrjen e ullirit, susamit, kikirikëve dhe vajrave të tjerë të pangopur”, tha Dr Bhargava.

3.Kufizoni yndyrat, sheqerin dhe kripën

Në kohë stresi të lartë, si për shembull gjatë një pandemie, mos u drejtoni drejt ushqimeve që ju japin rehati dhe që janë të pasura me yndyrë, sheqer, kripë dhe kalori.

“Menaxhimi i yndyrave, sheqerit dhe kripës në trup mund t’ju mbajë të shëndetshëm dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kronike të veshkave”, tha ai.

4.Pije për rritjen e imunitetit

Përgatitni në shtëpi pije të freskëta që forcojnë imunitetin duke përdorur xhenxhefil, uthull molle dhe ‘smoothie’ frutash. Këto pije nuk janë vetëm të shijshme, por janë jashtëzakonisht të shëndetshme, plotësuese dhe rinovuese.

5.Aktiviteti i rregullt fizik

Është e rëndësishme të ushtroheni çdo ditë për të mbajtur veten të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Qëllimi duhet të jetë së paku 30-60 minuta ushtrime ditore në varësi të moshës, gjendjes fizike, dietës dhe mënyrës së jetesës.

(Kosova Sot Online)