Mënjanojeni tepricën e dyllit të veshëve në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 11:53
Mënjanojeni tepricën e dyllit të veshëve në mënyrë natyrale

Në këtë artikull, jua sjellim metodat më të mira e më të sigurta që t'i pastroni shpejt veshët tuaj nga dylli i tepërt, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. PËRZIERJA ME KRIPË

Përbërësit: - 1 lugë e vogël me kripë, - Gjysmë filxhani me ujë të ngrohtë, - 1 copë pambuku. Udhëzimet: - Treteni kripën në ujë. - Zhyteni pambukun në lëng dhe përdoreni atë për t'i qitur disa pika në veshin tuaj. - Mbajeni kokën anash për 3-5 minuta për ta mbajtur ujin brenda. - Tani, e ktheni kokën në anën tjetër dhe e lini që të dalë jashtë. - Pastrojeni pjesën e jashtme të veshit me një leckë të pastër për ta eliminuar tepricën e dyllit. 

2. VAJI I ULLIRIT

Përbërësit: - 3 pika vaj të ngrohtë të ullirit, - 1 pikatore. Udhëzimet: - Ngroheni pak vaj të ullirit dhe i aplikoni 2-3 pika në veshin e prekur. - Pritni për dhjetë minuta deri kur të zbutet dylli. - Tani e ktheni kokën anash dhe lëreni vajin dhe dyllin që të dalin jashtë. 

3. VAJI I BAJAMEVE

Përbërësit: - 5 pika vaji të bajameve, - 1 pikatore. Udhëzimet: - Mbusheni pikatoren me vaj të bajameve dhe ngroheni. - I qitni 4-5 pika në veshin e bllokuar. - Mbajeni kokën anash për ta mbajtur vajin brenda veshit. - Pritni për 10-15 minuta që të zbutet dylli. - Tani, e qitni një faculetë mbi vesh dhe kthejeni kokën në anën tjetër për ta lënë atë që të dalë jashtë. - Pastrojeni tepricën me leckë të butë. 

4. PEROKSIDI I HIDROGJENIT

Përbërësit: - 1 lugë të sheqerit me peroksid të hidrogjenit 3 %, - 1 lugë të sheqerit me ujë, - 1 pikatore. Udhëzimet: - I përzini pjesët e barabarta të peroksidit të hidrogjenit dhe ujit. - Mbusheni pikatoren me përzierje dhe ai aplikoni 5 pika në veshin e prekur. - Lëreni që të veprojë për 10 minuta me kokën anash, e më pas e ktheni kokën në anën tjetër për ta lënë përzierjen që të dalë jashtë. - Tepricën e dyllit nga veshi i jashtëm e pastroni me një leckë të pastër. 

Përbërësit: - 5 pika vaj për foshnja, - 1 pikatore, - 1 copë pambuku.

Udhëzimet: - E qitni vajin në pikatore dhe i qitni 2-5 pika në veshin e prekur. - E qitni pambukun në vesh për ta parandaluar rrjedhjen e vajit. - Lëreni që të veprojë për 5 minuta dhe pastaj e ktheni kokën në anën tjetër për ta lënë vajin që të dalë jashtë. - Pastrojeni veshin e jashtëm me një leckë të butë. 

Zgjidheni cilëndo metodë për të cilën mendoni se do të funksionojë më së miri dhe përdoreni për ta eliminuar tepricën e dyllit para se t'i bllokojë veshtë tuaj. Mos përdorni mjete të mprehta ose shtupa me pambuk për t'i pastruar veshtë, pasi mund t'i dëmtojnë ata dhe të shkaktojnë infeksion. 

(Kosova Sot Online)