Lëngu që shëron veshkat, nuk është birra

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 10:59
Lëngu që shëron veshkat, nuk është birra

Shumë meshkuj pëlqejnë pijen nga bima humulus (lat> humulus lupulus), që vjen në shishe dhe në konserva, e disa pëlqejnë ta pinë drejtpërdrejt nga kavanozi i madh. Ky lëng përgatitet nga e njëjta bimë, por aspak nuk i ngjan birrës, por është çaj i cili shëron veshkat. Humulusi është bimë që ngjitet si lozë dhe rritet deri gjashtë metra lartësi. Ka gjethe që në prekje ngjiten për duar, e pikërisht aty është edhe efekti shërues i bimës. Kjo bimë përmban taninë, rrëshirë, materie të hidhura, alkaloid hopinë, pektinë, kripë kaliumi, vaj eterik, dyllë dhe disa substanca bazë.

Kjo bimë përdoret kundër inflamacioneve të fshikëzës dhe veshkave, shëron mëlçinë, tëmthin, ndihmon kundër fryrjeve në stomak, nxit urinimin dhe djersitjen, si dhe qetëson nervat. Ju ndihmon personave të moshuar që kanë probleme me urinimin. Çaji nga bima e re, 15 gramë, përzihen me 1 litër ujë të vluar. Kur të ftohet, pini nga një gotë (1 dl), tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)