Nëse mezi i lëvizni nyjat në mëngjes, përdorini këto ilaçe

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 13:30
Nëse mezi i lëvizni nyjat në mëngjes, përdorini këto ilaçe

Artriti është sëmundje e indit lidhës, që zhvillohet me kalimin e viteve, por gjithnjë e më shumë persona të rinj, si pasojë e stresit, vuajnë nga problemet e nyjave me dhimbje.Para se të përcaktoheni për ilaçet sintetike, provoni t'i zbutni dhimbjet me ilaçet natyrale.

VAJI I KAMOMILIT

Kamomili njihet si bimë çudibërëse që mundet të ndalojë shumë dhimbje, por a e keni ditur se shërben edhe si vaj për masazh përmes të cilit largoni dhimbjet në nyja? Enën nga 1 litër mbusheni me lule të kamomilit dhe shtoni 1 litër vaj ulliri. E lini për dy javë në vend të thatë e të errët, më pas e procedoni në shishe, mund ta përdorni për kohë të gjatë.

KURKUMA

Marrë parasysh faktin se pakëson dhimbjet e reumatidit, kjo erëz gjithsesi duhet të jetë në kuzhinën tuaj nëse vuani nga artriti. Një lugë kurkumë pluhur dhe pak mjaltë i përzieni në qumësht të vakët dhe këtë lëng e pini për çdo ditë.

XHENXHEFILI

Pa marrë parasysh nëse përgatisni çaj apo e përdorni si kompresë, muskujve dhe nyjave tuaja, xhenxhefili ju dhuron lehtësim. Jo se ndihmon te artriti, por lehtëson edhe problemet me gastrit, aromë të keqe, alergji dhe problemet me fryrje.

VISHNJAT

Me enzimat e veta, kjo pemë pakëson dhimbjet, ndërsa ngjyra e tyre e fortë rrjedh pasi është e pasur me antioksidues që njihen për nga vetitë e veta shëruese. Vetëm 10 deri 20 vishnja në ditë, apo konsumimi i lëngut të tyre do të bëjë që në mëngjes të zgjoheni pa dhimbjet e nyjave.

VERA E ZEZË

Nëse keni problem me dhimbjet në gjunjë, vera është zgjidhje. Në fakt, shkenca e ka dëshmuar se personat që konsumojnë midis 4-6 gota verë në javë, për 45 për qind janë më pak të rrezikuar se do të vuajnë nga dhimbja e artritit në gjunjë. Vetitë shëruese nuk janë në alkool, por në rrush.

(Kosova Sot Online)