Ja pse duhet të hani fasule më shpesh, përfitimet e jashtëzakonshme që duhet të dini

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 08:44
Ja pse duhet të hani fasule më shpesh, përfitimet e jashtëzakonshme që duhet të dini

Fasulet janë plot me fibra, proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe magnezi. Fibrat janë thelbësore që zorrët tona të jenë të shëndetshme dhe të lumtura,me pak fjalë, për të bërë metabolizmin të funksionojë siç duhet.

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Është treguar se një dietë e mbushur me fibra ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe madje edhe goditjes në tru, të gjitha sëmundjet që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë tonë. Nutricionisti Alex Glover thotë se fibra është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e diversitetit të mikrobiomës së zorrëve.

Ndihmon me humbjen e peshës

Nutricionisti zbulon se fasulet na ngopin më shpejt falë një sasie të madhe fibrash dhe proteinash, duke na penguar të hamë ushqime të ëmbla me kalori të larta më vonë gjatë ditës.

Forcojnë imunitetin

Një nga shumë mineralet që gjendjen në fasule është zinku, i cili është thelbësor për sistemin imunitar sepse ndikon në mënyrën se si qelizat reagojnë ndaj infeksioneve dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit. Nutricionisti thotë se nëse nuk keni mjaftueshëm zink, jeni më të prirur për t’u ftohur.

(Kosova Sot Online)