Pesë pemët që kanë më së shumti sheqer

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:38
Pesë pemët që kanë më së shumti sheqer

1. Qershia aziatike - Me gjithsej 29 g sheqer për filxhan, kjo pemë ekzotike është bombë e vërtetë e sheqerit. Por, nëse e konsumoni në sasi të matur, do ta fitoni një dozë më se të mjaftueshme të kalciumit.

2. Fiqtë - me arsye, fiqtë konsiderohen pemë luksoze. Një filxhan fiqsh të freskët përmban sasinë e njëjtë të sheqerit, sa edhe një çokollatë. Por, për dallim nga çokollata, ata përmbajnë edhe fibra dhe kalium.

3. Mangoja - Mangoja është një pemë e vërtetë verore, ku një filxhan mango përmban rreth 23 g sheqer. Kjo do t'ua sigurojë edhe një të tretën e sasisë ditore të organizmit për vitaminë A, duke ju ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të syve tuaj.

4. Qershitë - një filxhan qershi përmban 18 g sheqer, por lajmi i mirë është se ato e përmirësojnë gjumin.

5. Rrushi - një filxhan rrush përmban rreth 15 g sheqer, shumë fibra, kurse rrushi i zi ka edhe shumë antioksidues.

(Kosova Sot Online)