Përgatiteni vajin çudibërës nga kanella dhe pastrojeni gjakun

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 11:49
Përgatiteni vajin çudibërës nga kanella dhe pastrojeni gjakun

Në Evropë kërkesa e madhe për kanellën është shtuar në mesjetë dhe ishte tregtia bazë e prodhimeve midis lindjes së mesme dhe Evropës. Shija e saj ekzotike ka pushtuar botën, por në plan janë vetitë shëruese që posedon. Sot lirisht mund të thuhet se bëhet fjalë për kombinimin ideal të erëzës dhe ilaçit. Me përparimin e mjekësisë, vajin e kësaj erëze mund ta përgatisni edhe ju në kuzhinë Përbërësit: - Disa shkopinj kanelle, - Ujë të pastër të rafinuar vaj ulliri.

Përgatitja

Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz. Nga sipër i mbuloni me vaj ulliri. Kavanozin ta lini të mbyllur për tri javë, në temperaturë të dhomës. Për çdo ditë e përzieni, e pas tri javësh, e kulloni vajin dhe e vendosni në një shishe të errët. Pas kësaj, vaji i kanellë është i gatshëm për përdorim. Sa më shumë shkopinj kanelle, aq më mirë. Kombinimi i vajit të ullirit me këta përbërës është eliksir i vërtetë për shëndetin, si përbrenda, po ashtu edhe për nga jashtë. Vaji i kanellës është antioksidues që parandalon dhe mbron dëmtimin e qelizave dhe mbron nga radikalët e lirë që shkaktojnë sëmundje dhe plakje të organizmit.

(Kosova Sot Online)