Nëse trasheni pa ngrënë shumë, detyrimisht kontrollojeni këtë organ

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 13:35
Nëse trasheni pa ngrënë shumë, detyrimisht kontrollojeni këtë organ

Hipotireoza, përkatësisht aktiviteti i ngadalësuar i gjëndrave tiroide, sjell deri te mbipesha, në fakt e çrregullon rregullimin e peshës trupore. Një nga arsyet mund të jetë kapsllëku, por shkaqe janë edhe sulmet e konsumimit të tepërt të ushqimit, të ndërlidhura me ndjenjën e lodhjes dhe mungesë të energjisë. Te hipotireoze shpeshherë vërsulemi pas ushqimit të pasur me karbohidrate, që është burim i shpejtë i kalorive dhe energjisë, e pas një shujte si kjo shpeshherë vjen te rënia e energjisë dhe ndjeni lodhje.

Sugjerohen ushqime me nivel të ulët glikemik. Duhet nisur me zvogëlimin e karbohidrateve që vijnë nga buka, makaronat, orizi, keksët dhe lëngjet e ëmbëltuara që në masë të madhe e çrregullojnë dhe ngarkojnë aktivitetin e insulinës e cila në hipotireozë është e zvogëluar. Te kjo gjendje mund të konsumohen karbohidrate nga perimet pa niseshte, pemë, bishtaja dhe drithëra. Duhet zvogëluar konsumimin e vajit të lulediellit dhe të sojës, e të shtoni konsumimin e vaji të ullirit dhe peshkun e kaltër. Burim i mirë janë edhe farat e lirit, vaji i lirit dhe aminoacidet omega-3 nga arrat dhe bademi. Është me rëndësi ta konsumoni kafjallin, flluska me jogurt probiotikë dhe kanellë.

(Kosova Sot Online)