Dieta mesdhetare ju mbron nga patologjitë kardiake

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 08:42
Dieta mesdhetare ju mbron nga patologjitë kardiake

Dihet që dieta mesdhetare është e shëndetshme, por tani studiuesit kanë zbuluar se ajo ul rrezikun ndaj iktusit dhe infarktit me 30%. Ky është përfundimi i një studimi nga universiteti i Barcelonës, i botuar në “New England Journal”, i cili ka analizuar për 8 vjet rresht gjendjen shëndetësore të 7500 personave, duke monitoruar sistemin e tyre kardiovaskular dhe dietën ushqimore.Studiuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit në tri grupe. Grupi i parë ndiqte rregullisht një dietë mesdhetare të integruar me vaj ulliri (një litër në javë), i dyti konsumonte fruta të thata (30 gramë në ditë) dhe grupi i tretë ndiqte një dietë të varfër me yndyrna.

Nga rezultatet dy grupet që përfitonin ishin grupi i parë dhe i dytë, të cilët konsumonin edhe yndyrna. Personat që morën pjesë në këto dy grupe shfaqën një ulje të rrezikut të patologjive kardiake, infarki dhe iktusi në masën 30%.

(Kosova Sot Online)