Fuqia shëruese e temjanit ndihmon në shërimin e kancerit, astmës dhe depresionit

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 14:02
Fuqia shëruese e temjanit ndihmon në shërimin e kancerit, astmës dhe depresionit

Para 5.000 viteve, kjo bimë kishte vlerë të arit. Temjani sot aplikohet në aromaterapi, kozmetikë, masazh. Ajo që nuk dihet për temjanin është se, sipas shumë dëshmive, mund të përdoret në shërimin e sëmundjeve të rënda. Temjani indian përdoret për shërimin e artritit, shërimin e plagëve, forcimin e sistemit hormonal të fermave dhe mbrojtje nga mikroorganizmat patogjen. Në Lindjen e afërt njerëzit përtypin rrëshirën e temjanit dhe në këtë mënyrë kujdesen për shëndetin e gojës.

Kështu përkujdesen edhe për shëndetin e dhëmbëve dhe të mishrave. Temjani përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut, ndërsa që ndihmon edhe nyjat e lënduara si pasojë e artritit. Efekti kundër inflamacioneve ndikon edhe kundër sëmundjes së Chronit dhe cisteve. Disa studime kanë treguar se temjani mund të ndihmojë edhe në shërimin e disa llojeve të kancerit - melanomave malinje, kancerin e fshikëzës dhe tumoret në tru. Po ashtu, është vërtetuar se ekstraktet e temjanit pakësojnë dëmtimet neurologjike, lehtësojnë depresionin dhe tensionimet, parandalon sëmundjet e enëve të gjakut dhe pakëson nivelin e kolesterolit. Në aromaterapi temjan përdoret për lehtësim nga stresi, tensionimet dhe depresioni. Masazhet dhe banja me vajin nga temjani mund të ndihmojë te dhimbjet menstruale dhe inflamacionet e kanaleve urinare.

(Kosova Sot Online)