Qumështi i kokosit ul shtypjen e gjakut, nuk përmban laktozë dhe përmirëson tretjen

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 10:03
Qumështi i kokosit ul shtypjen e gjakut, nuk përmban laktozë dhe përmirëson tretjen

Të gjithë flasin rreth vetive shërues të vajit të kokosit, që ka veti të shumta shëruese, nga hidratimi i lëkurës e deri te kujdesi për flokun. Qumështi i kokosit, për dallim nga vaji i kokosit, është lënë anash, edhe pse rregullisht përdoret në kuzhinën e ushqimeve ekzotike. Qumështi i kokosit përgatitet aq lehtë saqë mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj - brendësia e bardhë e kokosit gërryhet dhe përzihet me ujë të ngrohtë. Qumështi i kokosit nuk ka laktozë, kështu që mund ta përdorin personat që nuk e durojnë, e shpeshherë është edhe zgjedhje e vegjetarianëve si alternative për qumësht.

Qumështi i kokosit mundet ta përmirësojë tretjen dhe ta forcojë sistemin imun si dhe të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Marrë parasysh se posedon vlera të larta ushqyese, konsumimi i shpeshtë i qumështit të kokosit ndikon edhe në dukjen fizike - qetëson zbokthin, sëmundjet e lëkurës si dhe "hekuros" rrudhat. Në 100 dcl qumësht kokosi ka 229 kalori, që është pesë here më shumë kalori në të njëjtën si të qumështit të lopës. Përkundër sasisë së madhe të aminoacideve, qumështi i kokosit shpaguhet për ta konsumuar, sepse trupi e përdor si burim të energjisë.

(Kosova Sot Online)