Kjo perime vret kërpudhat në këmbë

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 11:43
Kjo perime vret kërpudhat në këmbë

Hudhra është e thjeshtë dhe aplikohet në mjekësi. Është ilaç për shumë sëmundje, për dhimbje të kokës dhe puçrra e dhimbje të dhëmbit. Po ashtu shkatërron kërpudhat e famshme në këmbë që shfaqen si pasojë e këpucëve jo të rehatshme. Ja si t'i hiqni qafe në mënyrën më të lehtë, me hudhër natyrisht. Për banjën ju nevojiten 10 thelpinj të hudhrës që i keni hedhur në një litër ujë të ngrohtë. Gjithçka përzieni me vaj ulliri dhe e hidhni në vendet e prekura nga kërpudhat.

Hulumtimet kanë vërtetuar se hudhra përmban rreth 200 materie aktive. Hudhra është e pasur me vitamina dhe minerale: adenozinë, alicinë, aminoacide, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina A, vitamina B1 dhe B2, vitamina C, hekur, enzima, vaj eterik, jod, kalium, kalcium, selen, squfur dhe fosfor. Hudhrën mund ta përdorni të papërpunuar, të zier ose si shtesë në ushqime, por edhe për ta ruajtur ushqimin nga prishja. Në mjekësinë popullore hudhra konsiderohet si ilaç universal për shumë sëmundje. Ekzistojnë edhe tableta dhe kapsula me hudhër. Hudhra ndikon si dezinfektues, antibakterial, kundër kërpudhave dhe krahasohet me antibiotikët më të mirë.

(Kosova Sot Online)