Keni dhimbje të veshit, atëherë përdorini ilaçet natyrale

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 11:09
Keni dhimbje të veshit, atëherë përdorini ilaçet natyrale

Dhimbja e veshit është e padurueshme, e jo rrallëherë edhe e fortë. Shkaku i dhimbjes lidhet me pjesën e hundës-fytit përmes të cilit përhapen dhe ndërlidhet me sëmundjet e gojës, fytit apo dhëmbëve. Veshi është i ndjeshëm, ndërsa që edhe presioni më i vogël në veshin e mesëm shkakton dhimbje. Dhimbja e tillë shfaqet gjatë ftohjes ose ekspozimit ndaj aparateve ftohëse gjatë verës.

KONTROLLI I MJEKUT

E vëreni se temperatura e trupit ju është ngritur më shumë se 38,5 gradë, kujdes të shtuar kushtoni veshit. Nëse tashmë ju është vërejtur ndonjë dëmtim, mbani mend se nuk guxoni t'i hidhni pika, përpos eventualisht vaj eterik xhenxhefili.

KOMPRESAT

Për qetësimin e dhimbjes së veshit lehtë mund të ndihmoni me preparate shtëpiake, me kompresa. Një nga recetat është kompresa nga qepa e kuqe e copëtuar. Qepën e vendosni në gaze dhe e mbështetni në vesh. Ju ndihmojnë edhe pikat e vajit të ullirit. Për masazh përreth veshit mund të përdorni vajin e bademit, duke e përzier me tri pika vaj livande dhe me kujdes bëni masazh përreth veshit. Nëse keni ushtimë në veshë, këtë ndjenjë mund ta largoni me çaj kamomili, qimnoni dhe mente.

(Kosova Sot Online)