Ky ushqim sjell lumturi dhe shëndet

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 13:37
Ky ushqim sjell lumturi dhe shëndet

Konsumimi i përditshëm i djathit të yndyrshëm mund të jetë çelësi i jetës së lumtur, tregon studimi i fundit. Shkencëtarët në Kopenhagë kanë theksuar se konsumimi i një sasie të madhe të djathit të yndyrshëm ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Në studimin e gjatë prej 12 javësh, ku kishin marr pjesë 139 persona, një e treta e pjesëmarrësve kishin konsumuar 80 gramë djathë të yndyrshëm standard, derisa pjesa tjetër në ushqim kishte përfshirë 80 gr djathë me përqindje të ulët të yndyrës.

Grupi kontrollues, në vend të djathit kishte konsumuar 90 gr bukë me xhem. Rezultatet kanë treguar se grupi që kishte konsumuar djathë të yndyrshëm jo vetëm se nuk kishte ndryshime në kolesterol, madhësisë së belit dhe shtypjes së gjakut, por se gjendja shëndetësore e tyre ishte përmirësuar. Edhe pse niveli i kolesetrolit të keq tek të gjithë kishte mbetur i njëjti, tek ata që kishin konsumuar djathë me yndyrë, niveli i kolesterolit të mirë ishte rritur. Një tjetër studim japonez ka bërë me dije se konsumimi i djathit parandalon grumbullimin e yndyrës në mëlçi, e disa studime tjera theksojnë se ndihmon në gjumë më të mirë, disponim më të mirë e madje edhe humbje më të lehtë në peshë.

(Kosova Sot  Online)