Ky lëng do të pastrojë organizmin me vetëm disa gllënjka

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 12:34
Ky lëng do të pastrojë organizmin me vetëm disa gllënjka

Ju sjellim recetën për çajin nga xhenxhefili, lëng ky shumë efikas në pastrimin e organizmit nga shtresat helmuese, të cilat grumbullohen në trup.

PËR KËTË ÇAJ JU NEVOJITEN

 1 litër ujë - 2 pjesë xhenxhefil të freskët Sipas dëshirës mund t'i shtoni: - mjaltë - limon Qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në rriska shumë të holla. Xhenxhefilin e copëtuar ta shtoni në një litër ujë të vluar dhe e zieni në zjarr të letë për rreth 15 - 20 minuta. Ujin e procedoni, e sipas dëshirës mund t'i shtoni mjaltë apo limon.

(Kosova Sot Online)