Lexoni edhe:
Përveç se lufton 6 sëmundje, kjo bimë djeg lythat më mirë se laserët
Edhe pse të vogla në madhësi, milingonat së shpejti mund të luajnë një rol të madh në mbrojtjen e shëndetit tonë.
Sipas një studimi, insektet një ditë mund të përdoren për të zbuluar kancerin. Shkencëtarët kanë zbuluar se milingonat, ashtu si qentë, mund të ‘nuhasin’ sëmundjen.
Përveç se lufton 6 sëmundje, kjo bimë djeg lythat më mirë se laserët Lexoni edhe:
Në eksperimente të ndryshme, qentë kanë zbuluar lloje të ndryshme, për shembull, gjetjen e kancerit të gjirit dhe mushkërive duke nuhatur frymën e pacientëve. Por një studim tani ka zbuluar se milingonat kanë një “potencial të lartë” për t’u përdorur si një formë zbulimi.
Hulumtuesit zbuluan se pas vetëm disa minutash stërvitje, milingonat e zeza “Formica fusca” ishin në gjendje të dallonin qelizat e shëndetshme njerëzore nga ato kancerogjene në një pjatë.
Kjo, besojnë ata, sepse qelizat e shëndetshme dhe kancerogjene lëshojnë komponime të ndryshme që milingonat mund t’i dallojnë nga nuhatja. Shumica e njerëzve mbështeten në një mamografi ose teste gjaku, të cilat mund të jenë të shtrenjta dhe invazive, për të kapur qelizat kancerogjene.
Studimi, në revistën iScience, është i pari që tregon se milingonat kanë “potencial të lartë, janë të afta të mësojnë shumë shpejt, me kosto më të ulët dhe janë efikase.”
(Kosova Sot Online)