Alarmojnë shkencëtarët: Vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin tuaj deri në 10 vjet’

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 10:36
Alarmojnë shkencëtarët: Vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin tuaj deri në 10 vjet’

Vetëm dy birra në ditë mund ta plakin trurin me ekuivalentin e 10 viteve, kanë pohuar shkencëtarët.

Konsumatorët janë paralajmëruar të ndalojnë zakonet e tyre të këqija, veçanërisht ata të moshës së mesme.

Studimi zbuloi se disa gota verë me darkë në mbrëmje mund të përshpejtojnë plakjen, shkruan The Sun.

Studiuesit analizuan skanimet e trurit me MRI të 36 mijë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas i pyetën ata për zakonet e tyre të pirjes.

Rezultatet e tyre sugjeruan se një person 50 vjeçar me zakonin e dy pijeve ditore kishte një tru 10 vjet më të vjetër sesa nëse e linte plotësisht pijen.

Lidhja përkeqësohej sa më shumë që një person pinte, tregojnë gjetjet e publikuara në Nature Communications.

Edhe ata që pinë vetëm një litër birrë në ditë, ose një gotë ose verë, kishin tru rreth dy vjet më të vjetër.

(Kosova Sot Online)