Receta për bukën pa miell, të cilën e lejojnë dietat më të njohura

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 11:06
Receta për bukën pa miell, të cilën e lejojnë dietat më të njohura

Buka për shumicën është ushqimi i preferuar, të cilin e kombinojnë me ushqime dhe gjellë të ndryshme. Por, ky ushqim ndërlidhet me mbipeshën, sepse është përplot karbohidrate. Nëse dëshironi të kënaqeni në sandviçin e shijshëm, përgatiteni versionin e bukës. 

Përbërësit:

3 vezë; - 100 gramë lyerje djathi; - 1/2 e lugë pluhur për pjekurina; - kripë; - letër për pjekje. Përgatitja: 1. Në një enë ndani të bardhët e vezëve, shtoni pak kripë dhe i përzieni. 2. Në enën tjetër hidhni të verdhët e vezës, djathin dhe pluhurin për pjekurina dhe përzieni mirë derisa të fitoni një masë të butë. 3. Në masën e fituar, gradualisht shtoni të bardhët e vezëve dhe ngadalë e përzieni. 4. Në tepsi shtrini letrën për pjekje, me lugë merrni masën dhe e hidhni në letër. 5. Tepsinë e futni në furrën e ngrohur dhe piqni pjekurinën për rreth 25 minuta në 150 gradë.

(Kosova Sot Online)