A i humb vlerat mjalti nëse përdorim lugë metalike? Kjo është e vërteta

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 13:35
A i humb vlerat mjalti nëse përdorim lugë metalike? Kjo është e vërteta

Të gjithë e dimë se sa i mirë është mjalti për trupin. Vetitë e tij janë të mahnitshme, është një antioksidant i shkëlqyer, stimulon tretjen dhe metabolizmin. Është një probiotik i mirë, forcon sistemin imunitar, përshpejton rikuperimin e trupit, shëron lëkurën nga plagët  dhe parandalon rrudhat.

Por ka kaq shumë besime të ndryshme për mjaltin – nga ngjyra deri tek mënyra se si përdoret për efekt të plotë. Sa herë keni dëgjuar se mjalti nuk është i mirë nëse përdorni një ligë metalike pasi mendohet se humb vetitë e tij kuruese.

Shpjegimi pse nuk duhet nxjerrë mjalti nga kavanozi me lugë metalike është: ka një reaksion kimik midis mjaltit dhe lugës, kështu që mjalti nuk është më efektiv. Bletarët me përvojë pohojnë se kjo nuk është e vërtetë. Përkatësisht, mjalti ka një pH prej rreth 3.9.

Sendet metalike janë bërë në mënyrë që të mos krijojnë asnjë reaksion kimik në kontakt me ushqimin. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është se për nxjerrjen e mjaltit përdoren mjete që janë gjithashtu metalike.

(Kosova Sot Online)