Ju kërcet nofulla kur e hapni gojën, mos e lini për asgjë

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 14:18
Ju kërcet nofulla kur e hapni gojën, mos e lini për asgjë

Dhimbjet e kokës në mëngjes, stresi, tensionimet dhe kërcitja që dëgjoni sa herë hapni gojën, janë simptoma të çrregullimit temporalmandibular. Zakonisht simptomat e para janë dhimbjet në qafë dhe dhimbjet e kokës. Në shumicën e rasteve shkon kohë e gjatë derisa pacienti ta marrë diagnozën e duhur.

SIMPTOMAT E ÇRREGULLIMIT TEMPORALMANDIBULAR

 Tensionim në muskujt e qafës; Dhimbje gjatë përtypjes dhe përpirjes; Dhimbje në nofulla; Marramendje; Kërcitje gjatë hapjes së gojës; Ushtimë në veshë; Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës. Nëse vëreni disa prej këtyre simptomave, vizitojeni mjekun. Reagoni menjëherë, sepse diagnostikimi merr kohë.

(Kosova Sot Online)