Ushqimet që nuk duhet të konsumoni para se të flini

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 08:34
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni para se të flini

Shpesh kemi tendencën të kosumojmë vakte të rënda gjatë darkës, sepse kjo është koha kur zakonisht jemi të lirë nga shqetësimet e punës.

Ushqimet që hahen vonë, dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm, duke rritur shanset për obezitet, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Ushqimet e thata

Patatet e skuqura ose hamburgeri mund të ndërpresin gjumin, si dhe shkaktojnë probleme gastrike dhe diarre.

Ushqime pikante

Nëse hani vonë, veçanërisht duhet të shmangni të gjitha llojet e ushqimeve pikante, sepse shkaktojnë siklet dhe sistemi tretës mund ta ketë të vështirë të zbërthejë ushqimin.

Embëlsirat

Sipas Bharadwaj konsumimi i ëmbëlsirave gjatë natës mund të ndikojë në rezistencën tuaj ndaj insulinës, sepse pas darkës në mungesë të aktivitetit fizik, gjatë një periudhe kohore mund të rriten shanset e prekjes nga diabeti.

Alkooli

Nëse mendoni se një gotë verë do t’ju vërë në gjumë, në të vërtetë ndikon negativisht. Alkooli, sidomos në sasi të mëdha, ndikon në mëlçi. Dhe për shkak se ekziston një lidhje midis mëlçisë dhe zemrës, ndiejmë një rrahje të shpejtë të zemrës, kështu që nuk mund të flemë.

Kafe

Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj konsumohet sapo ngriheni nga shtrati. Për të mos e prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se nuk duhet të pini kafe më vonë se nga ora 4-5 pasdite.

(Kosova Sot Online)