A mundet mjekësia kineze ta shërojë leukeminë?

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 10:18
A mundet mjekësia kineze ta shërojë leukeminë?

Një bimë mjekësore që rritet në Kinë mundet ta sulmojë leukeminë derisa ta mposhtë atë. Pacientëve të sëmurë rëndë u ishte dhënë "homoharringtonine", ilaç ky i përgatitur nga gjethet e trungut të bërshenit, derisa ishin vërejtur përmirësime të hatashme. Disa prej pacientëve janë trajtuar, por pa sukses me disa ilaçe konvencionale. Të gjithë pacientët që kishin marrë pjesë në studim vuanin nga "acute myeloid leukemia", një lloj i kancerit agresiv i qelizave të bardha të gjakut.

Njëzet, nga 24 pacientët që trajtuar me ilaçin "homoharringtonine", plus një ilaç mjekësor që kishte forcuar efektin e tij, ndërsa që të gjitha shenjat e kancerit ishin zhdukur. Një grua 76 vjeçe ishte trajtuar për një vit, dhe ishte shëruar, përkundër faktit se ilaçi nga bima i ishte dhënë për vetëm pesë muaj. Duke i përmbledhur rezultatet, një botues në revistën "Science Translational Medicine", ka thënë: '"Acute myeloid leukemia" është sëmundje e rrezikshme dhe nevojitet trajtim nën rrethanat më të mira. Trajtimi ka treguar rezultate premtuese ku në studim ishin përfshirë pacientë të moshuar që kishin dështuar për t'u shëruar në trajtimet e mëhershme, që na japin shtytje për zhvillimin e mëtejmë të ilaçit".

(Kosova Sot Online)