Shëroni dhimbjet në eshtra me këtë lëng

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 10:27
Shëroni dhimbjet në eshtra me këtë lëng

Magnezi i klorit është mineral që sjell ekuilibrin në trup. Po ashtu ndihmon në sekretimin e acideve të urinës që me mbajtjen e tyre mund të sjellin dhimbje të forta në nyja Përparësitë e magnezit të klorit: Zbut dhimbjen e kokës; Mbrojnë enët e gjakut; Përtërin trupin; Shton libidonë; Shton energjinë; Mbron nga gripi dhe ftohjet; Ndihmon kundër kancerit; Zbut ngërçet menstruale; Mbron nga reumatizmi dhe osteoporoza; Përmirëson tretjen.

RECETA

Vendosni ujë në një enë dhe e vlojeni, por kur të vlojë, e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. Kur ta ketë arritur këtë temperaturë, i shtoni 33 gramë magnez klori pluhur. Para se të filloni ta merrni ilaçin, duhet ta dini dozën e duhur. Personat që e përdorin duhet të kenë së paku 10 vjet.

SASIA

Personat midis moshës 10 dhe 40 vjeç: vetëm gjysmë gote në mëngjes. Personat midis 40 dhe 70 vjeç: një gotë në mëngjes. Personat nga 70 e më të moshuar: një gotë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)