Duhet ta përgatisni çdo ditë, ja çfarë përfitimesh sjell uji me kanellë në organizmin tuaj

  • G.G /
  • 24 March 2022 - 10:00
Duhet ta përgatisni çdo ditë, ja çfarë përfitimesh sjell uji me kanellë në organizmin tuaj

Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharrueshme. Kanella është një nga erëzat më popullore jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Kanella është e pasur me shumë antioksidantë dhe substanca efikase kundër mikrobeve.

Shumë ekspertë të shëndetit, rekomandojnë pirjen e lëngut të kanellës kundër një sërë sëmundjesh. Më poshtë do të gjeni përfitimet që mund të merrni duke pirë lëngun e kanellës.

Kanella forcon sistemin imunitar

Kjo pije e mrekullueshme është e pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.

Lëngu përmban shumë substance të fuqishme kundër virozave, baktereve dhe mykut.

Pirja e tij pakëson gjasat e shfaqjes së problemeve respiratoreve, sëmundjeve të zemrës e të tjerë.

Kanella kundër mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.

Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kundër inflamacionit

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të pijnë lëng kanelle kundër dhimbjeve.

Kanella është një erëz e mirë kundër inflamacionit dhe dhimbjeve që shkakton ai.

Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut tek organizmi.

Sëmundja e Parkinsonit

Një studim i publikuar tek Revista Neuroimmune Pharmacology, ka arritur në përfundimin se kanella mund të ketë aftësinë të ngadalësojë progresin e sëmundjes së Parkinsonit.

(Kosova Sot Online)