Vetitë shëruese të gështenjave

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 12:52
Vetitë shëruese të gështenjave

Gështenjat, për të cilat mendohet se janë ushqimi i parë që kanë përdorur njerëzit, ofron shumë veti shëruese.

USHQIM QË NGOPË

Një 100 gr gështenja të pjekura ka 245 kalori, e nga jo arsye këta fruta njihet si ushqim me vlera të larta energjike. Është interesant se vlera kalorike dyfishohet me përpunimin termik, përkatësisht shtohet sasia e proteinave dhe karbohidrateve.

USHQIM PËR REGJIMIN E USHQIMIT PA GLUTEN

Më shumë se 40 për qind e gështenjës përbëhet nga niseshteja, prandaj është e hatashme si pire, për supë dhe gjellët e ëmbla dhe të njelmëta. Marrë parasysh se nuk përmban gluten, ju sugjerohet personave që e shmangin glutenin në ushqim.

USHQIM QË PËRMIRËSON PUNËN E ZORRËVE

Gështenjat janë burim për fibra që ulin nivelin e kolesterolit në gjak, por edhe e përmirësojnë punën e zorrëve, ndikojnë të keni jashtëqitje të rregullt.

USHQIM QË RUAN VESHKAT DHE ZEMRËN

Gështenja është e pasur me kalium dhe fosfor, si dhe yndyra jo të ngopura, kështu që ju sugjerohet personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Pos kësaj, përmban edhe vitamina A, B dhe C, si dhe mangan, kalcium, klor, hekur dhe magnez.

(Kosova Sot Online)