
Lexoni edhe:
Falë kësaj buke, shqiptarët nuk vuanin nga kjo sëmundje dikur
Për fuqinë e rozmarinës dihet që moti. Kjo bimë e gjelbër mesdhetare mijëra vite përdoret si erëz, vaj eterik dhe ilaç natyral.
MBRON NGA BAKTERET
Shkak i infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat patogjene që shfaqen në ushqim, duhet pasur kujdes në mënyrën se si përgatiten ushqimet. Mbrojtje shtesë nga bakteret ofron rozmarina, që ka efekt kundër mikrobeve.
Falë kësaj buke, shqiptarët nuk vuanin nga kjo sëmundje dikurLexoni edhe:
UL RREZIKUN NGA KANCERI
Dihet se rozmarina parandalon rritjen e qelizave të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë. Më i fortë dhe më efektiv është në kombinim me kurkumë ose nëse merret në formën e ekstrakteve.
RUAN TRURIN
Rozmarina ruan shëndetin e trurit dhe parandalon dobësimin e funksionimit të tij. Nëse e vëreni se kujtesa ju dobësohet, rozmarinën e vendosni në kavanoz, aty ku lexoni. Studime të shumta kanë treguar se personat që kanë marrë aromë rozmarinën kanë përparuar në kujtesë dhe fuqinë e përqendrimit.
PËRMIRËSON QARKULLIMIN
Në mjekësinë popullore rozmarina përdoret si preparat për qarkullim të mirë dhe ngritje të shtypjes së ultë të gjakut. Ndoshta është më pak e njohur, por është fakt se rozmarina ndihmon te fëmijët që vuajnë nga pagjakësia, përmirëson oreksin, ndikon mirë në punën e lukthit dhe largon ankthe
(Kosova Sot Online)