Zbardheni buzëqeshjen për dy minuta

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 10:32
Zbardheni buzëqeshjen për dy minuta

Me siguri se keni dëgjuar për vetitë shëruese të vajit të kokosit, që quhet si çudibërës për kujdesin e fytyrës dhe shëndetin në përgjithësi. Personat me dhëmbë të verdhë dhe duhanxhinjtë e anashkalojnë buzëqeshjen për t'i fshehur dhëmbët e tyre.

Nëse edhe ju përballeni me një problem si ky, përfundimisht duhet të provoni një zbardhje si kjo. Mund ta bëni këtë për vetëm disa minuta. Vaji i kokosit dhe soda e bukës. I merrni në sasi të barabarta, i përzieni dhe i vendosni në një kavanoz. Krejt çfarë nevojitet është që këtë përzierje ta zëvendësoni me pastën e dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)